Erdogan: Turqia nuk e ka luksin t’i shikojë zhvillimet në rajon nga “tribunat”

Ndërsa konkurrenca globale e fuqisë po zhvillohet në rajonin tonë, Turqia ndikohet drejtpërdrejt nga çdo zhvillim, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se vendi i tij nuk e ka luksin të “vështrojë nga tribunat”, raporton Anadolu.

Duke folur në një mbrëmje iftari në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti turk tha: “Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët dhe të menaxhojmë dhe drejtojmë ngjarjet në rajonin tonë në një mënyrë që të përfitojë vendi ynë”.

Lidhur me kthimin e sirianëve në vendin e tyre, Erdoğan tha se Turqia bëri “atë që ishte e drejtë, morale dhe e ndërgjegjshme” në vendin fqinj.

Që nga rënia e Bashar al Assad në Siri, 133.000 nga “mysafirët tanë sirianë janë kthyer vullnetarisht dhe me nder” në atdheun e tyre, tha Erdoğan, duke deklaruar se deri më tani, 873.000 sirianë janë kthyer të sigurtë në Siri.

Duke vënë në dukje përpjekjet e Turqisë kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Ankaraja është “më afër se kurrë” për të çliruar përgjithmonë dhe përfundimisht kombin nga terrorizmi “që ka shfrytëzuar gjakun, jetën dhe burimet e njerëzve për 40 vjet”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button