Erdogan: Turqia dorëzoi tanket e para vendase “Altay” forcave të saj të armatosura

Turqia u ka dorëzuar forcave të saj të armatosura tanket e para vendase “Altay”, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e hapjes së objektit për prodhimin e tankeve dhe automjeteve të blinduara të gjeneratës së re BMC në Ankara, transmeton Anadolu.

“Altay” është tanku i ri kryesor i betejës i Turqisë dhe prodhimi i tij masiv kryhet në fabrikën e prodhuesit turk të automjeteve BMC në Ankara.

Erdogan tha se tanket përfunduan një program testimi prej 35 mijë kilometrash dhe 3.700 ushtrime me zjarr të vërtetë përpara se t’i dorëzoheshin ushtrisë. Ai shtoi se tanku “Altay”, i përmirësuar me sisteme të përparuara, është projektuar për t’u bërë ballë kushteve më të vështira të betejës.

Ai theksoi linjën e prodhimit masiv të Turqisë, e cila përfshin 63 mijë metra katrorë, duke thënë se çdo muaj do të prodhojë tetë tanke “Altay” dhe 10 automjete të blinduara “Altug” të përshkruara si fortesat e fushës së betejës.

“Ne vazhdojmë të shkruajmë legjendë me mjetet tona të teknologjisë së fundit ajrore, tokësore dhe detare. Ne nuk jemi më vetëm një shtet që ndjek, ne jemi një shtet që ndiqet”, tha Erdogan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button