Erdogan: Turqia do të ndërmarrë hapa për rindërtimin e Gazës së bashku me vendet e Gjirit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se rindërtimi i Gazës nuk do të jetë detyrë e lehtë, por shtoi se Ankaraja do ta “ndërmarrë këtë hap së bashku me vendet e Gjirit”, raporton Anadolu.
Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit të tij të kthimit nga turneu në vendet e Gjirit Persik, Erdogan tha se po zhvillohen bisedime mbi task-forcën shumëplanëshe të Gazës, duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për t’i ofruar Gazës gjithë mbështetjen e nevojshme.
Ndaj Izraelit duhet të ushtrohet presion me sanksione dhe ndalesa armësh për të mbajtur premtimet e tij, tha presidenti turk.
Duke vënë në dukje se ai ka diskutuar rreth blerjes së avionëve “Eurofighter” me Katarin dhe Omanin, Erdogan shtoi se bisedimet, të cilat përfshijnë shumë detaje teknike, “po përparojnë pozitivisht”.
Forcat Ajrore Turke do të bëhen shumë më të forta me blerjen e avionëve “Eurofighter”, tha ai duke theksuar rëndësinë e blerjes së avionëve luftarakë të prodhuar në Evropë.



