Erdoğan thekson nevojën për një reagim më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar përballë Izraelit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar nevojën për një reagim më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar përballë politikave okupuese të Izraelit, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu.
“Po e them qartë, askush nga ne nuk mund të ndihet i sigurt në një botë ku fëmijët vdesin nga bombat”, tha Erdoğan.
Presidenti turk theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë kundër shtypjes dhe nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj humanitar.