Erdoğan: Skenat nga burgjet nëntokësore, përgjigje më e mirë ndaj mbështetësve të Asadit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se pamjet që janë shfaqur ditët e fundit nga burgjet nëntokësore në Damask shërbejnë si “përgjigje më e mirë” ndaj mbështetësve të regjimit të rrëzuar sirian të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu.

“Përgjigjja më e mirë ndaj atyre që e shihnin me dyshim revolucionin në Siri, ndaj atyre që e lavdëronin epokën e Asadit, janë burgjet nëntokësore në Damask”, tha Erdoğan në një kongres të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), të mbajtur në provincën Sakarya.

Presidenti turk tha se vendi i tij ka mbështetur “vëllezërit dhe motrat tona siriane”, duke përmbushur detyrimet e “vëllazërisë”.

“Ne përmbushëm atë që na takonte ndaj vëllezërve tanë sirianë. Këtë nuk e bëmë duke u ankuar, por me vetëdije të një mikpritësi ndaj emigrantëve”, tha presidenti Erdoğan.

Pas shpërthimit të përleshjeve më 27 nëntor midis grupeve kundër regjimit dhe forcave të regjimit sirian, të dielën Asadi dhe familja e tij u larguan në Rusi. Marrja e kryeqytetit Damask nga grupet kundër regjimit shënoi rënien e regjimit të partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button