Erdoğan: Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndau shpresën që dielli i lirisë dhe drejtësisë, që lindi në Siri në javët e fundit të vitit 2024, të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025, raporton Anadolu.

Erdoğan mbajti një fjalim në programin e shpalljes së shifrave të eksporteve të vendit të tij për vitin 2024, në Qendrën e Kongreseve Haliç në Istanbul.

“Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë, që lindi në Siri në javët e fundit të vitit 2024, të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025”, tha ai duke shtuar se: “Sërish Türkiye ka qenë vendi i vetëm që ka ndalur plotësisht transaksionet tregtare me Izraelin”.

“Ashtu siç u vërtetua se kemi pasur të drejtë në Siri, historia do të konfirmojë drejtësinë tonë edhe në krizën e Gazës”, u shpreh Erdoğan.

Duke folur për shifrat ekonomike të Turqisë për vitin 2024, Erdoğan tha: “Ekonomia jonë që në tremujorin e tretë të vitit 2024 shënoi rritje prej 2.1 për qind, vazhdon të rritet pa ndërprerë për 17 tremujorë”.

Erdoğan theksoi se eksportet e Türkiyes arritën nivel historik prej 262 miliardë dollarësh në vitin 2024, duke u rritur me 2.5 për qind në baza vjetore.

“Me mbështetjen e eksporteve neto dhe investimeve kapitale fikse, Türkiye synon të arrijë një rritje prej 4 për qind në vitin 2025”, tha ai duke shtuar:

“Të ardhurat për frymë të Türkiyes, të cilat ishin 13.243 dollarë në vitin 2023, pritet të kalojnë 15.000 dollarë në vitin 2024 dhe 17.000 dollarë në vitin 2025”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button