Erdogan: “Rrjeti i gjenocidit i verbuar nga urrejtja” përdor fenë si mbulesë dhe thellon krizën rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar administratën izraelite, duke e cilësuar si një “rrjet gjenocidi të verbuar nga urrejtja” për shkak të veprimeve të saj në rajon, duke theksuar se ajo po e zhyt rajonin në trazirat më të këqija të këtij shekulli, raporton Anadolu.

“Lufta e nisur kundër Iranit po vazhdon të përfshijë rajonin në gjak dhe barut ndërsa raketat po godasin fëmijë të pafajshëm teksa janë në shkollë”, tha presidenti Erdogan para drejtuesve rajonal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, duke iu referuar shkollës së bombarduar në Minab të Iranit.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, paralajmëroi presidenti Erdogan, jo vetëm që po shënjestron Iranin, por gjithashtu gradualisht po zbaton plane për të pushtuar Libanin.

Turqia, shtoi ai, nuk bën dallime “mes vëllezërve dhe fqinjëve të saj” dhe nuk qëndron duarkryq teksa ata vuajnë.

Sa i përket vendimit të Izraelit për të mos lejuar muslimanët të falin namazin e Bajramit në xhaminë Al-Aksa në Kuds, Erdogan tha se ndalimi i faljes së Bajramit në Al-Aksa, për herë të parë që nga viti 1967, është sulm i “pacipë” ndaj besimit të 2 miliardë muslimanëve.

“E drejta e muslimanëve për t’u falur në xhaminë Al-Aksa nuk mund të merret, të bllokohet apo të ndalohet, pavarësisht justifikimit”, theksoi presidenti turk, duke kritikuar administratën izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button