Erdogan: ‘Projekti i Rrugës së Zhvillimit’ do të kontribuojë në stabilitetin e Irakut dhe të rajonit

Projekti i Rrugës së Zhvillimit, i udhëhequr nga Turqia dhe Iraku, do të japë një “kontribut të rëndësishëm” në stabilitetin dhe prosperitetin si të Irakut ashtu edhe të të gjithë rajonit, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë të përbashkët për shtyp me lryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shprehu dëshirën e Turqisë për të bërë përparim të shpejtë në çështje të tilla si rifillimi i dërgesave të naftës përmes Tubacionit të Naftës Irak-Turqi.

“Riafirmuam vendosmërinë tonë për ta vazhduar luftën kundër PKK-së, FETO-s dhe DAESh-it, të cilat përbëjnë një kërcënim jo vetëm për sigurinë kombëtare të Turqisë, por edhe për atë të Irakut”, shtoi Erdoğan.

Lidhur me tensionet Pakistan-Indi, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për ta qetësuar krizën para se të arrijë “pikën pa kthim, pavarësisht përpjekjeve të disave për ta ndezur atë”.

Al-Sudani, nga ana e tij, tha se Projekti i Rrugës së Zhvillimit përfaqëson një mundësi të madhe për të forcuar integrimin midis Turqisë dhe Irakut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button