Erdogan: Paqja dhe siguria në Irak janë të pandashme nga ato të Turqisë

Turqia e konsideron paqen dhe sigurinë në Irakun fqinj si të pandashme nga e saja, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me Neçirvan Barzanin, presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) në Irakun e veriut, transmeton Anadolu.

Në takimin e mbajtur në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin turk Ankara, u trajtuan marrëdhëniet Turqi–Irak, bashkëpunimi me KRG-në dhe zhvillimet rajonale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke sociale “NSosyal”.

Erdoğan theksoi se Turqia synon të promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë që Iraku të qëndrojë larg çdo cikli dhune, dhe shtoi se Ankaraja po ndjek me kujdes hapat që ndërmerr KRG-ja në këtë drejtim.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm në Irak të jenë në dobi të të gjithë popullit irakian.

Presidenti turk mirëpriti gjithashtu marrëveshjen e arritur midis qeverisë qendrore të Irakut dhe KRG-së për çështjet e naftës, duke theksuar se arritja e një konsensusi mbi projektin “Rruga e Zhvillimit” në një periudhë të afërt do t’u shërbente interesave të gjithë rajonit.

Duke shprehur vendosmërinë e Ankarasë për të siguruar suksesin e procesit “Turqi pa terrorizëm”, Erdoğan nënvizoi gjithashtu rëndësinë që Turqia i kushton mbështetjes së vazhdueshme të KRG-së për integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë.

Erdoğan shoqërohej nga kreu i inteligjencës turke Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran dhe këshilltari i tij kryesor për politikë të jashtme dhe siguri, Akif Çağatay Kılıç.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button