Erdogan: Masakrat e Izraelit në Gaza janë gdhendur në historinë njerëzore si “njollë turpi”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vëllazëria e përjetshme e Türkiyes me Palestinën nuk mund të pengohet, duke theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez, raporton Anadolu.

“Masakrat e Izraelit në Gaza gjatë 471 ditëve të fundit janë gdhendur në historinë njerëzore si njollë turpi”, tha presidenti Erdoğan në një sofër iftari të shtruar në kompleksin presidencial në Ankara.

Erdoğan theksoi se është e pamundur të flitet vetëm për zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme pa vendosjen e Palestinës së lirë, të bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Më tej, presidenti turk foli edhe për zhvillimet në Sirinë fqinje. Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes të së hënës që synon të garantojë unitetin e Sigurisë, si dhe theksoi se “fituesit” do të jenë sirianët.

“Çdo përpjekje që synon pastrimin e Sirisë nga terrorizmi, Türkiye e konsideron si hap i ndërmarrë në drejtimin e duhur”, tha Erdoğan.

Dje, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshje midis presidentit sirian, Ahmad al-Sharaa dhe Ferhad Abdi Şahin, ku u theksua uniteti i territorit sirian dhe u refuzua ndarja.

Presidenca siriane tha se marrëveshja parashikon integrimin e institucioneve të Republikës Arabe Siriane dhe afirmon unitetin territorial duke refuzuar çdo formë të ndarjes.

Marrëveshja gjithashtu theksoi se “pjesëmarrja dhe përfaqësimi i sirianëve në proceset politike dhe institucionet shtetërore bazuar në merita, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike, është e garantuar”.

Gjithashtu theksoi se “komuniteti kurd është një komponent integral i shtetit sirian dhe shteti sirian garanton të drejtat e shtetësisë dhe të gjitha të drejtat kushtetuese”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button