Erdoğan: Lëvizja dixhitale synon të krijojë ‘fe artificiale duke synuar fetë qiellore, veçanërisht Islamin’

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në Këshillin e 7-të Fetar në kryeqytetin Ankara tha se “Lëvizja dixhitale po përpiqet të krijojë një fe të re artificiale duke synuar dhe minuar të gjitha fetë qiellore, veçanërisht Islamin, raporton Anadolu.

Erdoğan gjithashtu kërkoi masa për të mbrojtur vlerat muslimane nga rënia në “sistemet dixhitale të besimit”.

“Duhet marrë dhe zbatuar masa urgjente për të mbrojtur muslimanët me të gjitha vlerat e tyre kundër sistemeve të besimit dixhital”, tha ai.

Erdoğan gjithashtu tha se “Ne shohim se ata që menaxhojnë teknologjinë digjitale po bëjnë para serioze dhe njëkohësisht po injektojnë besimet dhe stilin e tyre të jetesës tek brezat e rinj. Duhet të kuptojmë se bota dixhitale nuk është vetëm një mjet kapitalist, nuk është vetëm për të fituar para apo thjesht për argëtim”.

“Teksa bota dixhitale shkatërron të gjitha vlerat në shkallë globale, ajo i vendos muslimanët dhe veçanërisht sunizmin direkt në objektiv”, potencoi presidenti turk.

“Islami është çimentoja e çdo race në gjeografinë tonë, fryma e vëllazërisë. Është feja jonë e përbashkët që mban të bashkuar sidomos turqit, kurdët dhe arabët. Nëse ka Islam, ka flamur, ka atdhe, ka liri dhe mbi të gjitha nëse ka Islam, ka Türkiye”, tha Erdoğan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button