Erdoğan: Është detyra jonë humanitare të reagojmë ndaj situatës në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se reagimi ndaj situatës në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 36.000 njerëz që nga tetori i kaluar, është “detyra jonë humanitare”, raporton Anadolu.

“Është detyra jonë humanitare ndaj popullit palestinez që të reagojmë ndaj kësaj situate të çmendur, e cila e vë në provë humanizmin dhe besimin tonë”, tha Erdoğan në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 8-të të Çmimeve të Medias të Anadollit në Ankara.

“Ne shohim se ata që kanë kaluar vite duke na dhënë leksione për lirinë e shtypit heshtin në lidhje me incidentet që ndodhin në territorin e pushtuar palestinez”, shtoi presidenti turk.

“Ata që luajnë shurdh, memecë dhe të verbër ndaj gjenocidit sot nuk mund ta fshijnë këtë pikë të zezë për pjesën tjetër të jetës së tyre”, tha Erdoğan.

Ai vlerësoi agjencinë turke të lajmeve Anadolu dhe transmetuesin publik TRT për mbulimin e tyre të konfliktit në Gaza, enklavën e bllokuar me 2,3 milionë njerëz që tani është kthyer në gërmadha.

“Agjencia jonë Anadolu dhe TRT, me stafin e tyre të guximshëm në terren, kanë përcjellë mizoritë e zymta të kryera në Gaza në gjithë botën,” tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button