Entit Shtetëror për Statistikë: PBB vitin e kaluar është rritur për 2,2 për qind

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror për Statistikë, të marra nga llogaritë vjetore të subjekteve afariste dhe burime tjera, prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2022 ka arritur 803 141 milionë denarë dhe në krahasim me vitin 2021 është rritur nominalisht  për 10,1 për qind. Norma reale e rritjes së PBB-së në vitin 2022, në krahasim me vitin 2021, arrin 2,2%.

Më së shumti pjesëmarrje të vlerës së shtuar me 19,2% në strukturën e PBB-së në vitin 2022 kanë sektorët: Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim të automjeteve dhe motoçikletave, Transport dhe deponim, Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit.

Konsumi final në vitin 2022 në strukturën e PBB-së merr pjesë me 84.9%.

Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në strukturën e PBB-së në vitin 2022 është 74.0%. Vlera e investimeve në mjete fikse në vitin 2022 është 188.980 milionë denarë.

Në strukturën teknike të investimeve në mjete bazë, punimet e ndërtimit zënë 56.8%, makineritë dhe pajisjet me 33.1%, dhe investimet e tjera me 10.0%.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button