Enis Bardhi i shënon Anglisë, Maqedonia e Veriut mbyll pjesën e parë në epërsi

Futbollisti shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka shënuar kundër Anglisë në ndeshjen e cila po zhvillohet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut mori përgjegjësinë të gjuaj penaltinë në minutën e 41-të. Gjuajtja e tij u prit nga portieri anglez Jordan Pickford, por gjithsesi shkupjani u tregua i gjindshëm dhe topin e kthyer e shndërroi në gol epërsie për nikoqirët.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të Bardhit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button