Endrit Thaçi me fjalë prekëse: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë gjyshit një grusht të dheut të Drenicës

Djali i ish – presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi mbajti një fjalim prekës në mbledhjen komemorative për gjyshin e tij.

Endrit Thaçi pasi falënderoi të pranishmit për kujdesin dhe mbështetjen, tha se për gjyshin e tij, dhimbja për të birin dhe bashkëluftëtarët në Hagë ishte më me madhe se dhimbja e sëmundjes.

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzu përballë sëmundjeve, shpresa për ta ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe se sa dhimbja e sëmundjeve, besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt se sa aktakuza e padrejtë.”, tha Thaçi, përcjell portali rtv21.tv

Më tej ai tregoi se i ndjeri Haxhi Thaçi po priste me ditë të tëra që i biri, ish presidenti Hashim Thaçi ta vizitonte në spital.

“Në muajt e fundit çdo orë, çdo minutë priste që babi të ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë . Tri orë bashkëbisedim atë ditë iu bënë tri orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë babë e bir. Që të dy e kërkonin lirinë çlirimin dhe vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali. Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajteve, dhimbjeve nëpër të cilat kaluam si popull , por këto katër vite nu ki mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia, një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë , krenar dhe me dinjitet dhe siç thoshte shpesh gjyshi: me vdekë pa u koritë . Gjysh as sot nuk jemi koritë, fatkeqësisht babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit bashkë me ne sot , nuk e lejuan të ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës mbi varr , por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina. I madh dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi për ty gjysh. Miq dhe familjarë të pranishëm për ne gjyshi ishte kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë.”, tha Thaçi

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button