Ende ka tym nga Drisla, por në përmasa më të vogla, deponia ilegale Vardarishtë është shuar plotësisht

Gjatë ditës së djeshme u mbulua një pjesë e hapësirës së deponisë Drisla nga e cila kishte tym. Sot mbulimi po vazhdon me ritëm të përshpejtuar, pasi dje u kryen disa ndërhyrje logjistike që mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te pika kritike, informoi mëngjesin e sotëm drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov.

Tymosja nga deponia Drisla është ende e pranishme, por në një masë shumë më të vogël dhe, sipas Angelovit, nuk është shkak për, siç tha ai, mjegullën e mëngjesit në Shkup. Ndërkaq, deponia ilegale Vardarishtë është shuar plotësisht dhe prej saj nuk ka më asnjë tymosje.

Sa i përket polemikave nëse ajri është ndotur më tej nga deponia Drisla, nga DMSH theksojnë se duhet kërkuar informacion zyrtar nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, ku ekziston një Departament për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button