Emiri i Katarit në OKB: Izraeli, ‘shtet rebel’ që kërkon të mashtrojë popullin e vet

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, emiri i Katarit ka theksuar “sulmin tradhtar” të 9 shtatorit, i cili kishte në shënjestër delegacionin negociator të Hamasit në kryeqytetin Doha, “në një lagje banimi që përfshin shkolla dhe misione diplomatike”.
Ai e quajti sulmin një atentat politik që “minon çdo përpjekje diplomatike të synuar për t’i dhënë fund gjenocidit kundër popullit në Gaza”, duke thënë se kjo tregon se Izraeli është shndërruar në një shtet “rebel”.
“Ata [izraeli] negociojnë me delegacionet dhe komplotuan për të vrarë anëtarët e ekipeve negociatore. Është e vështirë të bashkëpunosh me një mentalitet të tillë që nuk respekton standardet më minimale të bashkëpunimit,” tha ai.
“Ata i konsiderojnë negociatat si vazhdim të luftës me mjete të tjera dhe si një mënyrë për të mashtruar opinionin publik izraelit. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Gazën, ta bëjnë të pabanueshme dhe një vend ku askush nuk mund të studiojë apo të marrë trajtim.”