Emigrimi i mantelbardhëve/ 103 mjekë dhe 114 infermierë ikën sivjet nga Kosova

Pagat e ulëta në sektorin publik dhe kushtet jo të mira në punë ka bërë që dhjetëra mjekë dhe infermierë nga Kosova të emigrojnë drejtë vendeve të Evropës, kryesisht në Gjermani.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës bëjnë të ditur se sivjet nga vendi kanë ikur 103 mjekë, përderisa nga Oda e Infermierëve thonë se numri i kolegëve të tyre që kanë marrë vëretimin etik, si kusht për punësim jashtë vendit, ka arritur në 114.
Muajin e kaluar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pagat në sektorin publik nga janari i viti 2025 të rriten, mirëpo, një rritje e tillë vetëm se ka irrituar drejtuesit e sindikatave, të cilët thonë se është minimale dhe në shpërputhje me inflacionin e lartë në vend.
Sipas tij, pagat për mjekët duhej të rriteshin më herët dhe në përputhje me Ligjin, i cili parashikon rritjen e koeficientit dhe çmimit, dhe jo përmes këtyre, siç thotë ai, “këstëve” të vendosura nga Qeveria.
‘’ Kjo rritje e pagave për mjeket ta them të drejtën është pak hajgare. Pagat do të duhej të rriteshin prej janarit dhe të vazhdohej në bazë të Ligjit, ku parashihet rritja e çmimit apo vlerës së koeficientit dhe jo me këto ‘këste’, tha Sejdiu për FrontOnline.
Ai shtoi se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë deri tani ka ndihmuar më shumë për të stigmatizuar profesionin e mjekut sesa për të mbrojtur ata si profesionistë. Sipas tij, sivjet 103 mjekë kanë emigruar në Gjermani, për shkak të kushteve jo të mira dhe mundësive të kufizuara për karrierë në Kosovë.
‘’Deri më sot kemi 103 kolegë tanë që kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm për punësim në Gjermani në përgjithësi. Fatkeqësia është se shumica nga ta janë të pa punë, tash e dy tri vite kanë pritur për punë e shteti i Kosovës nuk u ka dhënë mundësinë dhe e dyta qëndron te kushtet e punës në Kosovë dhe shqetësimi i tyre është se nuk shohin të ardhme në Kosovë’’, përfundoi Sejdiu.
Nexhmie Gori, kryetare e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, ka theksuar se rritja e pagave është një hap i nevojshëm për motivimin e infermierëve dhe për të siguruar shërbime më cilësore për pacientët, por thekson se problemi kryesor mbetet mungesa e një Ligji të veçantë për statusin e infermierëve.
‘’ Por, do të ishte shumë e mirëseardhur që çështja e statusit të infermierëve të zgjidhet me një Ligj të veçantë’. Pagat, pavarësisht rritjes së proklamuar, nuk janë të mjaftueshme dhe shpaguese për ngarkesën e lartë në punë. Problem mbetet edhe mungesa e infrastrukturës dhe pajisjeve që do të ndihmonin në kualitetin e punës së tyre’’, potencoi Gori.
310 infermierë ikën nga Kosova nga 2019-ta, kjo vërtetohet duke numëruar vërtetimet e Kodit Etik të cilat nevojiten gjatë punësimit të mjekëve jashtë shtetit.
-Vërtetimet e Kodit Etik të lëshuara
Viti 2024 (Deri nëntor) 114 vërtetime
Viti 2023 116 vërtetime
Viti 2022 77 vërtetime
Viti 2021 3 vërtetime
Viti 2020 5 vërtetime
Viti 2019 2 vërtetime