Elon Musk shan reklamuesit që u larguan nga X për shkak të “antisemitizmit”

Pronari i rrjetit social X, Elon Musk, u tha “pirdhuni” reklamuesve që u larguan nga platforma që më herët njihej si Twitter, për shkak të gjoja përmbajtjes antisemitike.
Këto deklarata ai i bërë gjatë një interviste të dhënë më 29 nëntor në samitin e New York Times, DealBook.
Musk përsëriti se i vjen keq që ka publikuar postimin më 15 nëntor në X, ku ai thoshte se pajtohej me postimet kundër hebrenjve.
Që atëherë, Musk është përballur me kritika të shumta, pasi ai u pajtua me një përdorues të X, i cili në mënyrë të rreme pretendoi se hebrenjtë po nxisnin urrejtje ndaj njerëzve të bardhë.
Në postimin e tij, Musk tha se përdoruesi, i cili kishte bërë referencë për teorinë e konspiracionin të “Zëvendësimit të Madh”, po thoshte të vërtetën.
Musk, njëherësh shefi ekzekutiv i Teslas, tha se reklamuesit që u larguan nga X, nuk duhet të mendojnë se mund ta shantazhojnë atë.
“Nëse dikush do të tentojë të më shantazhoj; me reklama, të më shantazhojë me para? Pirdhuni”, tha ai.
“Pirdhuni. A është e qartë? Shpresoj që është. Bob, nëse je në audiencë”, shtoi ai, që me gjasë iu referua Robert Iger, shefit ekzekutiv të Walt Disney që largoi reklamat në X.



