Elon Musk ofendon shefin e OpenAI-së pasi refuzoi shitjen e kompanisë

Elon Musk ka nisur një fushatë denigruese ndaj Sam Altmanit, drejtuesit të kompanisë OpenAI, pasi ky refuzoi t’ia shiste kompaninë. Miliarderi Musk është në krye të një grupi investitorësh që bënë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarëve për blerjen e kompanisë me inteligjencë artificiale, por Saltman i ktheu përgjigjen, duke thënë se s’është i interesuar.

Musk e ka quajtur “Scam” shefin e OpenAI, derisa ka publikuar një video të tij gjatë dëshmisë në Kongresin amerikan.

Aty Altman merret në pyetje nga kongresistët mbi rrezikun e inteligjencës artificiale, e në një moment ai thotë se s’ka përfituar asgjë nga kompania e tij.
“Ju bëni shumë para, apo jo?”, ishte pyetur Altman, derisa u përgjigj me “jo”.

“Kam paguar mjaftueshëm për sigurimin shëndetësor. Unë nuk kam kapital në OpenAI”, ishte përgjigjur ai.

Kërkesën për blerjen e OpenAI, Altman e kishte refuzuar me një kundërofertë.

“Jo faleminderit. Por, ne do ta blejmë ‘Tëitterin’ për 9.74 miliardë dollarë nëse doni ta shisni”, ka shkruar Altman.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button