Elmazi dhe Hoxha në teren: Vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e infrastrukturës ujitëse

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi së bashku me zv. Ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha kanë ndjekur nga afër punimet në projektin për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Shishovë – Gërçec – Krushopek.

Sipas Elmazit, ky projekt përfshin 125 hektarë tokë bujqësore dhe do t’u mundësojë fermerëve shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të ujit nga lumi Treska.

“Vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe për mbështetje konkrete të fermerëve”, shkruan mes tjerash Elmazi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button