Elita universitare me Arben Taravarin

Kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka takuar sot elitën universitare e akademike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Siç njofton Taravari, në takim është folur për hartimin e Programit Presidencial të tij, për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

“Sot pata një takim tejet të rëndësishëm me një elitë universitare, akademike dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për Programin Presidencial. Së shpjeti, ky program i hartuar nga më Të Mirët e Vendit, do të prezantohet publikisht sepse Ju Meritoni Më Të Mirët!”, shkruan Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button