Elezi: Në Gostivar dhe Vrapcisht VLEN do të garoj me kandidat fitues

Njëri prej figurave të larta të VLEN, Amir Elezi ka marr pjesë në emisionin “Dialog te Lajmi” në Lajm TV.

Elezi ka folur për rezultatin zgjedhor si dhe aktualitetin politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Sigurisht, ne edhe qasjen e kemi që të garojmë me kandidat fitues sa i përket këtyre dy komunave ku nuk u arrit rivotimi. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve lokale, afati ligjor është përbrenda gjashtëdhjetë ditëve maksimum të organizohen zgjedhje të reja në këto dy komuna. E kemi parasysh që rezultati që e kemi arrit si VLEN në këto dy komuna nuk ka qenë i kënaqshëm. Dhe këtu të gjithë duhet të ulemi e të analizojmë pikë së pari përse nuk u arrit censusi. Kjo flet shumë për nivelin e pakënaqësisë e cila ndodh brenda votuesve në këto dy komuna. Kjo gjë i atribuohet sigurisht pushtetit aktual në ato dy komuna. Në këtë rast kandidatëve të ASH-së ose partnerëve që janë brenda AKI-së që kanë menaxhuar me këto dy komuna”, deklaroi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button