Elezi i përgjigjet Ademit: E kemi ditur se je politikan i dobët, ama edhe lexues i dobët qenke

Nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj sekretaeit të përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi, duke e akuzuar për mungesë të njohurive bazike politike dhe konceptuale, ndërsa ky i fundit kishte raguar ashpér ndaj njoftimit të zv/kryeministrit të parë Bekim Sali, gjatë takimit me presidentin e Shqipérisë, Bajram Begaj.

“Arbër, e dimë se je politikan i dobët, që gjithnjë humb në zgjedhje, por se je edhe lexues i dobët, këtë po e zbulon vet”, thuhet në reagimin e Elezit.

Ai theksoi se në debatin publik po ngatërrohen qëllimisht nocionet e kombit dhe të popullit, duke sqaruar dallimin mes tyre.

“Kombi dhe populli janë nocione të ndryshme për ata që marrin vesh në këto punë. Kombi shqiptar shtrihet në disa shtete, ndërsa populli i Maqedonisë dhe i Shqipërisë janë ata qytetarë që jetojnë (popullojnë) në këto shtete”, deklaroi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button