Elezi i Alternativës: Edhe sot përkrahim qytetarët në bojkotin ndaj marketeve!

Nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi, ka shkruar se ky subjekt përkrah edhe sot bojkotin e marketeve nga qytetarët.
“Edhe gjatë ditës së sotme vazhdon bojkotimi i marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve. Ne si subjekt politik jemi gjithmonë në anën e qytetarëve, duke bërë thirrje në uljen e çmimeve dhe duke kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërmerren masa për të gjithë abuzuesit e çmimeve.
Apelojmë tek qytetarët që të mos dorëzohen në bojkotin e tyre të drejtë. Ne, jemi në krah të tyre!”, ka shkruar Elezi. /Alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button