Elefanti mbytë turistin amerikan, sulmon veturën plot me turistë në Zambi

Një turist amerikan 80-vjeç, humbi jetën kur u sulmua nga një elefant derisa ishte pjesë e një grupi turistësh në Zambi, shkruan Sky News.

Një mysafire tjetër gjithashtu pësoi lëndime në incidentin që ndodhi në parkun kombëtar Kafue në Zambi, transmeton Telegrafi.

 

Grupi prej gjashtë mysafirësh dhe udhërrëfyesi ishin në kampin Lufupa gjatë 30 marsit, kur vetura e tyre u sulmua befasisht nga kafsha gjigante.

Në videon amatore shihet momentin kur elefanti ndjek grupin e turistëve. Vetura në të cilën gjendeshin turistët, po kalonte nëpër parkun nacional kur elefanti iu afrua atyre.

Kafsha gjigante arriti ta rrokullis veturën duke e goditur me hundë kurse turistët bërtisnin. Të tjerët që ishin në veturë janë dërguar për trajtim në spital. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button