“El Salvadori do të vazhdojë të blejë Bitcoin-in si rezervë strategjike”

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të blejë Bitcoin-in si rezervë strategjike, transmeton Anadolu.

“E gjitha kjo ndalon në prill. E gjitha kjo ndalon në qershor. E gjitha kjo ndalon në dhjetor. Jo, nuk ndalon. Nëse nuk ndaloi kur bota na izoloi dhe shumica e ‘bitcoinersave’ na braktisën, nuk do të ndalet as tani dhe nuk do të ndalet as në të ardhmen”, shkroi Bukele në platformën sociale X.

Sipas zyrës zyrtare të Bitcoin-it në El Salvador, vendi i Amerikës Qendrore aktualisht posedon 6.101 Bitcoin-a.

Në fund të muajit janar, Asambleja Legjislative e El Salvadorit ndryshoi ligjin për Bitcoin-in, duke hequr detyrimin e bizneseve për të pranuar kriptomonedhën.

Gjithashtu iu dha fund rolit të shtetit në përdorimin e kriptomonedhës dhe nga teksti i ligjit u hoqën referencat për Bitcoin-in si mjet ligjor.

Më 27 shkurt, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një marrëveshje të re fondesh ekuivalente prej 1,4 miliard dollarësh për El Salvadorin, e cila përfshin edhe kufizime në lidhje me Bitcoin-in.

“Rreziqet e mundshme të projektit të Bitcoin-it po trajtohen në përputhje me politikat e FMN-së dhe me këshillat e FMN-së për autoritetet”, tha Nigel Clarke, kryesuesi në detyrë i FMN-së.

Sipas FMN-së, “veprimet prioritare përfshijnë reforma ligjore që e kanë bërë pranimin e Bitcoin-it nga sektori privat vullnetar dhe kanë siguruar që pagesat e taksave të bëhen vetëm në dollarë amerikanë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button