Ekstremistët izraelitë me objektiv të ri – hedhin themelet e para për një vendbanim në Siri

Një grup izraelitësh ekstremistë kaluan ilegalisht në jug të Sirisë të hënën për të mbajtur një “ceremoni vendosjeje të gurit të themelit” për vendbanimin e parë të ri të quajtur “Neveh Habashan”, ka njoftuar lëvizja Uri Tzafon.

Grupi, i përbërë nga familje dhe të rinj të rritur, është pjesë e një organizate ekstremiste që e quan veten “Pionierët e Bashanit”, tha kjo lëvizje.

Familja e rreshterit Yehudah Dror Yahalom, i cili shërbente në njësinë zbuluese në Golan dhe u vra në Libanin Jugor në tetor të vitit 2024, gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje. Familja mbolli lule dhe ngriti një kënd përkujtimor në vendbanim për Yahalomin, raporton timesofisrael.

Në një grup WhatsApp të quajtur “Pionierët e Bashanit”, aktivistët pretenduan se vendbanimi i saposhpallur Neveh Habashan ndodhet pranë Har Chozekut, diagonalisht matanë kufirit nga Alonei Habashani, “brenda asaj që dikur ishte ‘zona tampon’”.

Ekstremistët shtuan se ngjarja u mbajt pa mbështetjen e ushtrisë apo qeverisë, duke shpjeguar se shpresojnë që kjo iniciativë do të ndihmojë në mbledhjen e mbështetjes për vendbanime të ardhshme në këtë rajon.

“Bashani është toka e të parëve tanë. Ne shohim hapësirat bosh të tokës sonë që na thërrasin të kthehemi dhe t’i banojmë. I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të largojë armikun nga të gjitha zonat e Bashanit dhe t’i lejojë pionierët të vendosen atje!”, thuhet në deklaratën e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button