Ekspozita holandeze shfaq një makinë simbolike për të përkujtuar vajzën palestineze Hind Rajab që ushtarët izraelitë e vranë me 355 plumba

Një automjet që përfaqëson pesëvjeçaren Hind Rajab dhe familjen e saj, të cilët u vranë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në zonën Tel al-Hawa të Gazës në janar 2024, është ekspozuar në Holandë.
Cemal Arican, një banor holandez, e organizoi ekspozitën me ndihmën e vullnetarëve dhe e mbajti atë në Sheshin Stadhuis të Utrecht-it.
Ekspozita përkujton gjithashtu edhe fëmijët e tjerë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite.



