Ekspertja e OKB-së paralajmëron se gjenocidi i Izraelit mund të përhapet në Bregun Perëndimor

Raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze të pushtuara, Francesca Albanese, ka paralajmëruar për pasojat e mundshme të përshkallëzimit të dhunës së Izraelit në Bregun Perëndimor, nëse nuk ndalet.
“Ndërsa u arrit armëpushimi i shumëpritur në Gaza, makineria e vdekjes e Izraelit përshkallëzoi sulmet e saj në Bregun Perëndimor, duke vrarë 10 persona në Xhenin [të martën],” tha Albanese në një postim në X.
“Po të mos detyrohet të ndalet, gjenocidi i Izraelit ndaj palestinezëve nuk do të kufizohet vetëm në Gaza. Mbani mend fjalët e mia,” shtoi ajo.
As the long awaited ceasefire in Gaza took place, Israel’s death machinery escalated its firing in the West Bank, killing 10 people in Jenin today. If it is not forced to stop, Israel’s genocide of Palestinians will not be confined to Gaza. Mark my words. https://t.co/M4QcmCcPdL
— Francesca Albanese, UN Special Rapporteur oPt (@FranceskAlbs) January 21, 2025