Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”

Situata është kaotike dhe qeveria nuk duhet të presë – duhet të ndërhyjë menjëherë me masa për të amortizuar ndikimin e çmimeve të karburanteve dhe për të zbutur inflacionin dhe rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve. Ky është qëndrimi i ekspertëve pas rritjes së fundit të çmimeve të karburanteve nga Rregullatori, në një mesatare prej pothuajse 9%.

 

“Çmimi i karburanteve ndikon në të gjitha çmimet e tjera, pasi është input për shumë produkte dhe shërbime, transport dhe të tjera. Automatikisht rrit çmimet e të gjitha produkteve dhe pothuajse të gjitha shërbimeve. Kjo do të thotë se çmimet do të rriten, ndërsa pagat jo”, tha Vanço Uzunov

 

Sipas Uzunovit, Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë me uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-së për importin e derivateve, dhe nëse nuk ka efekte, edhe me kufizimin e marzheve të çmimeve të pakicës dhe ndërhyrje nga rezervat e naftës.

 

“Me siguri do të zbutet deri në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të reagojmë tani që kjo të mos kthehet në kaos në treg, sepse më pas problemi nuk mund të zgjidhet as me masa normale, dhe do të duhet të kemi masa drastike restriktive, politika restriktive monetare dhe të tjera, që do të na kushtojnë shumë më tepër”, deklaroi Vanço Uzunov.

 

Situata është alarmante, dhe nëse rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon, do të ketë rritje të çmimeve të të gjitha produkteve, konfirmon edhe biznesi.

Romeo Kostadinov, nga Lidhjes së Odave Ekonomike, në emisionin Biznes 21, tha se ekonomia pas dy krizave ende nuk është stabilizuar për të amortizuar një shok të ri.

 

“Për momentin nuk ka tendencë për rritje, sepse subjektet ekonomike ende mund ta përballojnë situatën afatshkurtër.”

– “Nëse të hënën çmimi rritet sërish, çfarë ndodh?”

Atëherë do të kemi një javë të pasigurt përpara, dhe pas asaj jave mund të pritet që çmimet e disa produkteve të rriten.

 

Blagica Petreski nga Finance Think, në Biznes 21, tha se hulumtimi i tyre tregon se nëse tensionet në Lindjen e Mesme përfundojnë shpejt, efekti i rritjes së çmimeve të naftës mbi nivelin e përgjithshëm të çmimeve tek ne do të jetë i moderuar. Efektet do të jenë më të mëdha nëse kriza zgjat. Ajo paralajmëroi gjithashtu se hapësira për veprim të qeverisë është e kufizuar dhe nuk ka mundësi për masa të mëdha ndihme si më parë, si paketat për biznesin dhe qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button