“Ekonomia e Gjermanisë humb vrullin mes konfliktit në Lindjen e Mesme”

Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Gjermanisë ka bërë të ditur se ekonomia gjermane ka humbur vrullin në tremujorin e parë, pasi konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar negativisht në aktivitet, transmeton Anadolu.
Ministria gjermane në një raport tha se një rimëkëmbje fillestare e pjesshme në fillim të vitit i ka lënë vend stagnimit dhe pasigurisë.
Raporti përmendi rritjen e çmimeve, kërkesën e dobët, ngushticat në zinxhirin e furnizimit, kostot më të larta të energjisë dhe lëndëve të para, si dhe pasigurinë e vazhdueshme si faktor pas rënies së treguesve industrial dhe të konsumit.
Ministria gjermane gjithashtu tha se çdo rimëkëmbje do të varet nga zgjidhja e krizës, por paralajmëroi se çmimet e larta siç duket do të vazhdojnë edhe nëse arrihet një armëpushim.
Në raport thuhet se bizneset po përballen me presion nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe rritja e kostove të inputeve.
Analistët shtuan se aktiviteti i dobët industrial dhe kushtet e pafavorshme të motit në sektorin e ndërtimit kanë kufizuar ndjeshëm rritjen në tremujorin e parë.



