Egjipti mbështet unitetin, sovranitetin dhe institucionet kombëtare të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty deklaroi se vendi i tij mbështet unitetin, sovranitetin dhe institucionet kombëtare të Sirisë dhe dënon sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Egjiptit thuhet se Abdelatty u takua me homologun e tij sirian, Assad Hassan al-Shaibani në Kajro, si pjesë e Takimit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në Siri.

Abdelatty tha se vendi i tij mbështet unitetin, sovranitetin dhe institucionet kombëtare të Sirisë dhe dënon sulmet izraelite, ndërsa theksoi rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike që do të forcojë stabilitetin e Sirisë.

Ai dënoi sulmet e përsëritura të Izraelit në territorin sirian, duke thënë se ato përbëjnë shkelje të hapur kundër ligjit ndërkombëtar.

Ministri egjiptian theksoi domosdoshmërinë për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button