Egjipti dhe Britania diskutojnë mbi armëpushimin dhe njohjen e shtetit palestinez

Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry ka zhvilluar bisedime në Kajro ditën e sotme ministrin Britanik të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Tariq Ahmad, mbi luftën e Izraelit në Rripin e Gazës dhe njohjen e shtetit palestinez.

Shoukry nënvizoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi në Gaza për të ruajtur jetët e civilëve palestinezë.

Sipas Ministrisë së Jashtme egjiptiane, kryediplomati bëri thirrje për sigurimin e një zbatimi të shpejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon vendosjen e armëpushimit në enklavën palestineze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e së hënës duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë muajit të agjërimit islamik të Ramazanit.

Ndërkaq Hamasi mirëpriti rezolutën, ndërsa Izraeli u zotua të vazhdojë luftën e tij në Rripin e Gazës deri në shkatërrimin e grupit palestinez.

Shoukry bëri thirrje për presion mbi Izraelin për të hapur të gjitha vendkalimet tokësore me Gazën për të siguruar dërgimin e ndihmave të mjaftueshme në enklavën e rrethuar.

Sipas deklaratës, ministri egjiptian bëri thirrje për adoptimin e një qasjeje të ndryshme ndaj çështjes palestineze që përfshin përpjekje serioze drejt njohjes së një shteti palestinez dhe anëtarësimit të tij në Kombet e Bashkuara.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu tensionet e vazhdueshme në Detin e Kuq dhe situatën në Liban, Sudan, Libi dhe Jemen, thuhet në deklaratë.

Izraeli ka nisur një ofensivë hakmarrëse në Gaza pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023. Nga ofensiva janë vrarë më shumë se 32,500 viktima dhe kanë mbetur të plagosur rreth 75,000 të tjerë në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button