Edi Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trumpit për të zgjuar përfundimisht Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trumpit jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Evropën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj.

Këtë deklaratë, ai e bëri në Piramidën e Tiranës ku ishte në një panel me Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”.

Po ashtu, Rama theksoi se Evropa ka më pak miq pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kjo kërkon reflektim tha ai.
“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës.

Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam tí themi të tjerëve si duan të jetojnë. Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo. Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar. Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button