Edhe të shtunën do të mund të nxirrni dhe merrni dokumentet e gatshme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se pika për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin Policor “Prolet” në Shkup do të jetë e hapur edhe më 16.12.2023 (e shtunë) nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Qytetarët që duan të ndryshojnë dokumentet e tyre personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa caktuar termin paraprak. Gjithashtu të shtunën (16.12.2023) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në ambientet e RTVM-së do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe Beko nga ora 08:00-16:00. njofton Ministria e Brendshme.



