Edhe një polic tjetër i dhunshëm, rrahin me shoku e tij një person në Kumanovë

Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal për “dhunë” ndaj punonjësi të policisë. Siç njofton MPB, E.M, zyrtar policor në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kumanovë, me datë 12.10.2023, së bashku me personin M.M, ndaj të cilit është bërë poashtu kallëzim penal, kanë sulmuar fizikisht S.A. nga fshati Çerkez, Kumanovë dhe i kanë shkaktuar lëndime, raporton Alfax.
“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës disiplinore për shkelje të rënda të rendit dhe disiplinës në punë nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Marrëveshjes Kolektive. Ministria e Brendshme dhe neni 26 i Kodit të Etikës për Sjelljen e punonjësve të Ministrisë së Brendshme”, njofton poashtu MPB.Alfax.



