Edhe Maksim Dimitrievski kandidat për president

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat për president nga Lëvizja “Znam”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie Nikolla Memoc, i cili mes tjerash tha se nga nesër do të fillojë procedura për mbledhjen e nënshkrimeve.
“Presim fitore. Analiza jonë tregon se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë, që më pas të kemi edhe fitore përfundimtare. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbështesin kandidaturën e Dimitrievskit në zyrat komunale të KSHZ-së”, theksoi Memov.



