Edhe Jordani e tërheq ambasadorin nga Izraeli

Jordania është shteti i radhës i cili vendos që ta tërheq ambasadorin e vet nga Izraeli në shenjë proteste për luftën izraelit në Gaza, ku shkaktohet katastrofë humanitare të paprecedentë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton portali alfax.mk
“Sot ministri për punë të jashtme Ajman al-Sadafi ka vendosur menjëherë ta tërheq ambasadorin në Izraeli. Hedhim poshtë dhe e dënojmë luftën e izraelite në Gaza ku po mbyten persona pa faj dhe po shkaktohet katastrofë humanitare”, qëndron në komunikatën e MPJ-së së Jordanisë.
Ministri po ashtu ka urdhëruar ministrinë që të njoftojë kolegun izraelit që të mos e kthej prapa ambasadorin e vet, i cili më parë ishte larguar nga mbretëria jordaneze.
Al Safadi ka thënë se ambasadorët mund të kthehen kur Izraeli do ta ndërpresë luftën në Gaza, katastrofën humanitare që është duke e shkaktuar dhe kur do të ndalojë me masat për ndalimin e palestinezëve nga e drejta e tyre për ushqim, ujë, ilaçe dhe të jetojnë jetë të sigurt dhe stabile. /alfax.mk



