Edhe Holanda i “tregon vendin” kësaj dysheje diabolike izraelite

Holanda u ka ndaluar hyrjen në vend ministrave të ekstremit të djathtë Bezazel Smootrich dhe Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit Itamar Ben Gvir.

Kjo, thanë ata, është pjesë e një sërë masash për të ushtruar presion mbi Izraelin për shkak të krizës humanitare në Gaza, siç raportohet nga media holandeze.

Në gazetën kombëtare Algemeen Dagblad, ministri i Jashtëm Caspar Valdekamp tha se masa kundër ministrave izraelitë ishte për shkak se ata kishin “nxitur vazhdimisht dhunën e kolonëve kundër popullsisë palestineze dhe kishin bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës”.

Ben Gvir, një i djathtë i njohur në qeverinë izraelite i cili mbështet ndërhyrjen ushtarake dhe ndalimin e plotë të ndihmës humanitare për Gazën, tha në X se “edhe nëse i ndalohet hyrja në të gjithë Evropën, ai do të vazhdojë të punojë për Izraelin dhe të kërkojë që Hamasi të rrëzohet dhe që luftëtarët izraelitë të mbështeten.

Armiqtë tanë janë të dhunshëm, përdhunues dhe vrasës. Por në Evropë… ai që kalon në ofensivë është fajtor. Në një vend ku terrorizmi tolerohet dhe terroristët janë të mirëpritur, një ministër hebre nga Izraeli është i padëshiruar. Terroristët janë të lirë dhe hebrenjtë bojkotohen”, tha ai në mënyrën më spekulluese të mundshme, karakteristike kjo për politikën e pacipë sioniste.

Ndalimi i hyrjes për Ben Gvir dhe Smotrich vjen një ditë pasi kryeministri holandez Dick Schoof njoftoi se qeveria e tij po “shqyrtonte marrjen e masave kombëtare” kundër Izraelit, përveç mbështetjes së një propozimi të Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht fondet për studiuesit izraelitë. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button