Edhe gjatë pesë viteve të ardhshme EVN do të na shesë rrymë

“EVN HOME mbetet furnizues Universal”, kanë njoftuar disa burime për TvTellma.
Sipas informacioneve, në ankandin e hapur janë paraqitur gjithsej tre kompani energjetike, por vetëm EVN ka arritur që ta fitojë tenderin duke e bërë kështu furnizues edhe për pesë ardhshme, si për amvisëritë, ashtu edhe për konsumatorët e vegjël, siç ka bërë deri më tani.
Sipas informacioneve, EMV Sales dhe EDS, një kompani bijë e kompanisë greke të energjisë elektrike PPC, të cilat ishin në garë për tenderin, janë tërhequr.
Marzhi më i ulët ishte kërkesa kryesore se kush do të zgjidhej si furnizuesi i ri Universal. Domethënë duhet të jetë më e ulët se ajo aktuale që është 11.5 për qind. Por ofertuesit duhet të siguronin edhe kapital qarkullues prej 40 milionë eurosh.
EVN HOME do të marrë rolin në qershor.



