E rëndësishme që qytetarët të vlerësojnë listën e zezë amerikane, thotë Ageler

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, shprehet e kënaqur me përgatitjen e amendamenteve ligjore me të cilat qytetarët e Maqedonisë të cilët janë të shënuar në listën e zezë të SHBA-së, do t’u ndalohet të mbajnë poste publike apo të punojnë në administratë.

Ambasadorja thekson se për fat të keq, pas çdo emërimi të ndonjë të korruptuari që futet në listën e zezë amerikane, as qytetarët dhe as përfaqësuesit zyrtarë në RMV nuk habiten, sepse tashmë dihet se ata persona janë të korruptuar dhe kriminelë.

“Megjithatë, kënaqësia më e madhe është që qytetarët vlerësojnë përcaktimin e personave të korruptuar në listën e zezë të SHBA,” thotë Ageler.

Zëvendës kryeministrja për Qeverisje të Mirë Sllavica Grkovska, njoftoi javën e kaluar se ka nisur një iniciativë në Qeveri për ndryshime ligjore që do t’ua pamundësojnë personave që janë në listën e sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të mbajnë ndonjë pozicion apo të punësohen në administratë shtetërore. Nëse bëhen ndryshimet, një person që është aktualisht në detyrë do t’i ndërpritet menjëherë mandati.

“Sepse sjellja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas vendosjes së sanksioneve të tilla, e shkatërron besimin në institucione dhe nuk kontribuon në ndërtimin e një sistemi në të cilin qytetarët mund të kenë besim”, tha Grkovska.

Ageler është thellësisht e zhgënjyer që në 32 vitet e fundit që kemi marrëdhënie të ndërsjella, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 500 milionë dollarë për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Maqedoni ndërsa ka një epidemi korrupsioni në çdo sektor, në çdo organizatë.

Do të ketë emra të rinj me zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar, tha ajo.

Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev është emri i fundit i shtuar në listën e zezë amerikane. Paraprakisht kanë dalë emrat e Sergej Samsonenkos, Ramiz Merkos, Orce Kamçevit dhe Sasho Mijalkovit.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button