E rëndë në Gjakovë, tre adoleshentë humbin jetën pas shembjes së një shtëpie

Tre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Shtëpia ishte e pabanuar.

Viktimat, të moshës 13 dhe 15 vjeçare, janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit.

Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button