“E premtja e zezë” / Inspektorati i Tregut “gjuan” lirimet e rrejshme

Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë fundjavës do të bëjë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndërsa vëmendje të veçantë do t’i kushtohen aksioneve shitëse për “Black Friday”, me qëllim që të parandalohet mashtrimi i konsumatorëve.
Ata apelojnë tek të gjithë tregtarët dhe hotelierët që të respektojnë ligjet, si dhe t’i kryejnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre sipas rregullave ligjore.
“Gjithashtu inkurajojmë qytetarët që çdo parregullsi që e vërejnë ta lajmërojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk,” thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.