E mori makinën për shfrytëzim nga kushëriri dhe e shiti për 4.500 euro, padi penale për 40-vjeçarin nga Gostivari

Gostivarasi e mori hua makinën nga kushëriri i tij dhe pa dijeninë e tij e shiti atë për 4.500 euro.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.S. (40) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.

​Më 26 shtator të vitit të kaluar, i denoncuari kishte marrë hua automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” nga kushëriri i tij, e më pas ua kishte shitur për 4.500 euro një personi tjetër nga Shkupi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button