“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës” – Trump kërcënon rëndë Iranin

Në një postim në Truth Social të dielën në mëngjes me kohë të Amerikës, presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër për t’i bërë thirrje Iranit që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.
Në postim, ai po ashtu ka kërcënuar të sulmojë më tej infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian.
Për këtë e ka caktuar ditën e martë, sipas njoftimit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.



