E-maile kërcënuese për disa deputetë

Disa deputetë në Kuvend kanë marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresat e tyre elektronike zyrtare më 23 korrik, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç shkruhet në njoftimin e MPB-së, rasti është denoncuar nga një “përfaqësues i një partie politike”.

“Më datë 25.07.2024 në ora 13:58 në stacionin policor “Qendër”, përfaqësues i një partie politike ka raportuar se më datë 23.07.2024 në ora 18:15, është dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga një email adresë e panjohur, në e-mail adresat zyrtare të disa deputetëve të RMV-së”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB-ja shton se për ngjarjen është njoftuar Njësia kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB Shkup dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button