E kryer, Granit Xhaka transferohet te Sunderlandi

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka raportohet se do të transferohet te skuadra angleze, Sunderland.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është gati për një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
Mesfushori shqiptar do t’i bashkohet Sunderlandit për çmimin 20 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Sipas tij, Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për të përfunduar vizitat mjekësore dhe për të vendosur firmën mbi kontratë.
Rikthim në Angli
Pas aventurës në Arsenal dhe periudhës së suksesshme te Bayer Leverkusen, ku fitoi titullin në Bundesligë, Xhaka rikthehet në futbollin anglez, këtë herë për të udhëhequr projektin ambicioz të Sunderlandit.
Sunderland, që tashmë është rikthyer Premier League, po ndërton një skuadër konkurruese dhe Xhaka pritet të jetë lideri i mesfushës, si me përvojën, ashtu edhe me karakterin e tij të fortë.