​Dyshime për keqpërdorim të votave në QKN Mitrovicë, prokurori: E kemi ndalë numërimin​

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur sërish mbrëmjen e sotme, pasi në Qendrën e Numërimit kanë hyrë kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, dhe prokurori Shpëtim Peci.

Në një lidhje direkte për Debat Plus, prokurori Peci ka deklaruar se ndalja e numërimit është bërë për shkak të raportimeve nga numëruesit për parregullsi dhe nevojës për sqarime teknike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

“Ermal, jemi duke e prit ekipin kompetent prej KQZ-së që me i sçaru këto aspekte teknike të fletëvotimeve. Edhe në qendrën e numërimit jemi momentalisht, kështu që për rezultatet e mëvonshme të këtyre do të dëgjohemi më vonë,” ka thënë Peci.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button