Kumanovari vret motrën dhe nipin

SPB Kumanovë dhe Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se ka ndodhur një ngjarje e përgjakshme në këtë qytet.
Fillimisht konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.
63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend. I plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës.
Autori është arrestuar menjëherë. Informacionet fillestare janë se bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pronësore-juridike por këtë do të duhet ta konfirmojë policia gjatë hetimit.



